KAVAJË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë dhe një person ka mbetur i plagosur. Gazetari Kelmend Baçi raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në Golem dhe në vend kanë shkuar ambulanca dhe forcat e policisë.

Një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Durrësit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Makina ka pësuar dëmtime të mëdha dhe pjesë të saj kanë përfunduar përgjatë gjithë rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: