KORÇË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Bulgarecit.

Sipas të dhënave të para në vendngjarje raportohet për një mjet i cili ka përplasur një të mitur, 12 vjeç i cili lëvizte me biçikletë. Mjeti drejtohej nga një efektiv i policisë së rendit në Maliq, i cili ka qenë jashtë detyrës në momentin e aksidentit.

Mësohet se gjendja e 12-vjeçarit që drejtonte biçikletën është e rëndë, ndërsa policia në vendngjarje po punon për shkakun e këtij aksidenti.

Informacion paraprak
Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb