Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Lezhë. Një automjet tip “Benz” me targa AA097 ZM është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se makina drejtohej nga një grua, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj. Të tre janë dërguar në spital.

Shkak mendohet pakujdesia e drejtueses së automjetit. Në pjesën e pasme të makinës ishte vendosur tabela “shofere e re”. Të dhëna paraprake bëjnë me dije se tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: