Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar këtë të hënë në Lushnje. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhym të Lushnjes.

67-vjeçari Themi Çuko, duke drejtuar motomjetin ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Sakaq grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftim: Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: