Gjatë pasdites së kësaj të diele një automjet i tonazhit të rëndë që transportonte artikuj industrialë ndërsa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe si pasojë e shpejtësisë gjatë manovrimit  për shkak të inertësisë është përmbysur.

Aksidenti sipas burimeve jo zyrtar ndodhi në fshatin Papërr 10 km larg qytetit të Elbasanit.Si rezultat i këtij aksidenti  është plagosur drejtuesi i automjetit i cili mbante targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa automjeti është shkatērruar pothuajse plotësisht, mallrat që ndodheshin të ngarkuara në të janë shpërndarë në rrugë e jashtë saj. Ndërkohë që policia po heton shkaqet që sollën aksidentin,drejtuesi i automjetit ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve  në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb