Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Lorena Kodra.
Sipas burimeve mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë e për pasojë ky i fundit ka mare lëndime të shumta në trup.

Ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Drejtuesi i mjetit do te shoqërohet ne komisariat për veprime te mëtejshme proceduriale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: