TIRANË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Rinasit ku kanë mbetur të plagosura dy të reja, të dyja në timon të mjeteve që janë përplasur.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb