Një aksident u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin e vjetër Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Çerkovinë, ku një automjet ka përfunduar përmbys në një kanal.

Si pasojë, një person rreth 55-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Për shkak të rrethanave të aksidentit, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimeve të zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.

Në vendngjarje janë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb