Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë në rrugën hyrë të qytetit. Dy persona kanë mbetur të plagosur.

Përkatësisht të plagosur janë Klaudio Kupi dhe Mikel Hoxha.

Kupi bëhet me dije se ka dëmtime në shtyllën kurrizore dhe do të niset për mjekim në Tiranë.

Ndërsa Mikel Hoxha ka dëmtime në kokë . Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të verifikuar shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.05.2022, në lagjen nr. 1-Sarandë janë përplasur automjeti tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin A. M., me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., dhe automjeti tip “Benc”, me drejtues shtetasin M. H.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benc”, dhe pasagjeri shtetasi K. K., të cilët janë transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: