SHIJAK

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Shijak. Mësohet një kamionçinë është përplasur dhe është përmbysur në rrugë duke pësuar dëmtime të shumta.

Drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital me urgjencë.

Policia në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet procedurale dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: