TIRANË
Katër makina janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ngjarja u shënua në rrugën e Durrësit, ndërsa raportohet se si pasojë e përplasjes së automjeteve dy persona kanë mbetur të lënduar.
Siç duket edhe në video, përplasja e automjeteve ka shkaktuar kaos e trafik të rënduar në qarkullimin rrugor.
(BalkanWeb)