VLORË

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ndodhi rrugës së Radhimës, pranë Jonufrës, ku një automjet është përplasur me një shtyllë betoni. Sipas dëshmitarëve, shoferi i makinës së aksidentuar ka devijuar makinën për të mos u përplasur me një mjet tjetër.

Si pasojë e goditjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy persona, rreth 30 vjeç. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Informacion paraprak
Më datë 23.02.2022, në aksin rrugor Vlorë– Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb