Një aksident është regjistruar sot në hyrje të Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident është përfshirë motori me targa Bh81, i cili është përplasur me një makinë tip ‘Toyota’ me targë ab643ba. Për pasojë i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, një djalë i ri. Pas njoftimit, ambulanca ka dërguar në urgjencë të riun, i cili ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, thuhet se motori ka qenë me shpejtësi kur është përplasur me makinën. Policia ka nisur hetimet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: