TIRANË

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:30 në zonën e “Astirit” në Tiranë. Një automjet ka përplasur një burrë me biçikletë tek Bulevardi “Migjeni” në Astir, ndërsa po kalonte tek vijat e bardha dhe është larguar me shpejtësi.

Burri, siç shihet në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, në moshë, shihet i shtrirë në tokë, i vetëdijshëm por pa mundur të ngrihet, ndërkohë që persona të tjerë i rrinë pranë por pa mundur t’i vijnë në ndihmë. Më pas i plagosuri merret nga ambulanca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: