Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Terminalit të Autobusëve në Tiranë. Një kamion dhe një “Benz” janë përplasur, fatmirësisht pa dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Dy drejtuesit nuk kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes në pritje të policisë, çka ka sjellë dhe bllokim total të trafikut. Gazetari Kelment Baçi raporton për “BalkanWeb” se shoferët kanë zbritur nga makinat dhe situata vijon e njëjtë prej më shumë se 30 minutash, ku makinat nuk lëvizin asnjë centimetër dhe rruga Institut-Tiranë është bllokuar tërësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: