Një aksident i rëndë është shënuar në Fushë-Labinot të Elbasanit.

Gazetarja Doriana Bezat, ka siguruar për “Balkanweb” pamje nga aksidenti në fjalë.

Në pamjet e siguruara, shihet se si një furgon mallrash, ngjyrë i bardhë është përmbysur në anë të rrugës. Paraprakisht mësohet se është plagosur drejtuesi i mjetit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet e ditur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ndodhet në vendngjarje dhe si pasojë e aksidentit, janë regjistruar radhë të gjata trafiku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb