Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë 1 viktimë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se një pasagjere për fat të keq ka ndërruar jetë.

Tre shoferët e makinave janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, sic shihet edhe në pamje, makinat janë përplasur “ballë për ballë” me njëra-tjetrën, duke e bërë aksidentin më tragjik.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupet e hetimit për të zbardhur gjithcka nga ky aksident automobilistik.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb