FIER – BalkanWeb  ka siguruar pamjet e operacionit të nxjerrjes së automjetit që kishte rënë në kanal në qytetin e Fierit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Varibob në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë humbën jetën 3 persona.

Gazetari Ervis Kuci raportoi nga vendngjarja për BalkanWeb se në automjet ndodheshin një çift i moshuarish dhe një vajzë.

Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të vajzës së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Policia ende nuk ka mundur të identifikojë shkaqet e aksidentit si dhe identifikimin e viktimave.

Njoftimi i policisë

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

makina bie 4 makina ne kanal ne fier makina bie ne kanal

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb