TIRANE- Rreth 2 orë pas aksidentit në Korçë, njëri nga tre gardistëve që shoqëronte eskortën e Kryeministrit Rama është dërguar në Tiranë.

“BalkanWeb” mëson se për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore, gardisti Ervin Musai është transportuar me helikopter nga vendi i aksidentit drejt Tiranës.

helikopeteri 43

Sakaq mësohet se dy gardistët e tjerë ndodhen në spitalin e Korçës ky po marrin kurimin e duhur.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi live nga spitali i Tramës teksa ulej aty helikopteri me gardistin në bord. Ndërkohë, burime për ‘News 24’ nga spitali bënë me dije se gjendja e pacientit është stabël, ndërsa gardisti ka marrë dëmtime të shtyllës kurrizore. Mësohet se ai ndodhet në sallën e observimit, ndërkohë nuk është dërguar në reanimacion. Në 24 orët në vijim do të miratohet ecuria e shëndetit dhe me pas do të vendoset për ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

Sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, i plagosur në aksidentin në Korçë, Ervin Musai. Me sa shoh me sy të lirë, i plagosuri reagon. Tashmë do të pritet që t’i bëhet një rezonancë dhe kontrollet e tjera mjekësore, për të përcaktuar edhe problemin konkret të tij. Shpresojmë që mos të ketë probleme me shtyllën kurrizore, ashtu siç edhe u tha fillimisht”, raporton gazetari Erion Skëndaj.

Ata shoqëronin drejt Korçës, kryeministrin Edi Rama për një aktivitet të rëndësishëm, siç ishte mbledhja e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës.

SI NDODHI AKSIDENTI
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec. Në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se mjeti tip “Voslkswagen”, i drejtuar nga Spiro Naçi që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover”e drejtuar nga një femër që udhëtonte para tij dhe uli shpejtesinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.

I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip “Mitsubishi” që ishte pjesë e eskortës.

Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, sakaq drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident janë shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb