Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb detaje të reja nga aksidenti i fortë në tunelin e Elbasanit mes dy automjeteve.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë devijimi në drejtim të gabuar të një prej automjeteve duke përplasur mjetin që tjetër që gjithashtu ishte në lëvizje.

Dy shoferët pas përplasjes ngecën brenda automjeteve dhe u nevojit ndërhyrja e zjarrfikëseve për t’i nxjerrë jashtë. Ata ndodhen të plagosur tek Trauma dhe po marrin trajtim mjekësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb