Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shahin Doçi” në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. T., 24 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. I riu akuzohet se ka aksidentuar shtetasen me inicialet K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin. 26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së automjetit dhe më pas të drejtuesit të mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb