Aktori i mirënjohur amerikano- shqiptar, Jim Belushi ka hapur një lokal privat në fermën e tij me kanabis në East Point të Oregon në SHBA.

Lokali është brenda fermës ku kultivon legalisht kanabis dhe i ka vendosur një emër shqip. Engjell Caffe quhet lokali dhe është hapur dy ditë më parë.

 

View this post on Instagram

 

Wait for it, this is truly incredible – opening night to our own private café! Love you Chris! Thank you chef.

A post shared by Jim Belushi (@jim_belushi) on

Jim Belushi prej vitesh kultivon kanabis në Oregon, një nga shtetet e SHBA që e ka të legalizuar kanabisin. Belushi është me origjinë nga fshati Qytezë e Devollit të Shqipërisë, i biri i një emigranti i cili së bashku me vëllezërit njihen për grupin muzikor ‘’Blues Brothers’’ kurse më pas iu fut rrugës së aktrimit.

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në SHBA ai kurrë nuk harron origjinën e tij shqiptare e cila duket dhe nga lokali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb