TIRANE

Aktori nga Kosova, Çun Lajçi ka nisur të dalë në shesh për të shitur librat e tij gjatë pandemisë. Së fundmi ai ka mbërritur në Tiranë ku interpreton edhe me Lahutë.

Pas disa ditësh në sheshin e Prishtinës, aktori Çun Lajci ka mbërritur në Tiranë, ku është vendosur në Sheshin Skënderbej për të shitur vetë, librin e tij me titull “Bastardët”. I njohur për rolet artistike por dhe poezitë qe i shkruan dhe interpreton duke i postuar në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur rrugën në vend të Teatrit sidomos prej pandemisë.

“Tu e ditë situaën se vijne gjeneratat e reja e ta marrin skenën e nuk të thërrasin më, i thashë vetes, a ka lindur teatri në rrugë? Po ka lindur. Kam shkuar në Rugovë me lahutën time dhe kam filmuar poezitë dhe kjo ishte thirrje për dy ministre pse lahutën ta marrin serbët e të hyjnë në Unesco” thotë aktori.

I zhgënjyer nga situata artsitike te të dyja vendet, aktori, komenton edhe ngjarjet e fundit, duke e nisur fjalën e tij, prej nje kendvështrimi për kryeministrin e Shqipërisë.

“E dua si artist, vërtet e dua shume dhe në të vërtetë jam shumë kundër tij. E kam sharë e kam mallkuar për shkak të teatrit, kurre me të nuk kam folur, nuk e di a më njeh a jo. E cilësoj të çmendur se ende e njoh si artist të çmendur në kuptimin e mirë të fjalës”, thotë Lajçi

Pandemia ka bllokuar jetën kulturore në Shqipëri e Kosovë. Në të dyja vendet, mbetet i paqartë fati i sezonit të ri dhe vetë artistëve të pavarur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb