TIRANE – Kryeministri Edi Rama duket se është hedhur në kundërsulm, pas akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, për kultivimin e kanabisit në vend.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në “Facebook”, kryeministri Rama ka renditur disa të dhëna të Policisë së Shtetit, që sipas tij, janë mbajtur të fshehta për vite të tëra, lidhur me kultivimin e kanabisit në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri, gjatë viteve 2007-2013 është kultivuar kanabis pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154051765871523/?pnref=story” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Partia Demokratike akuzon qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në hambar droge. Sipas liderit të opozitës “kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: