Lajmi se 14 pjesëtarë të Genoa, përfshi këtu 6 lojtarë titullarë që ishin në fushë kundër Napolit, ka bërë që në Serie A të rikthehet sërish alarmi i COVID-19. Ankthi është shumë i madh edhe në shtëpinë e bluve pasi lojtarët dhe stafi e mësuan këtë lajm pikërisht në ditën kur ishin pushim me familjet e tyre.

Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dell Sport”, ka qenë vetë presidenti i Genoa, Preziosi ai i cili ka njoftuar homologun e tij, Aurelio De Laurentiis. Ky fakt ka vënë në alarm stafin dhe trajnerin Gattuso të cilët janë grumbulluar menjëherë që në orët e para të mëngjesit të së martës. Lojtarët do ti nënshtrohet menjëherë tamponit ndërsa do të qëndrojnë të izoluar deri në përgjigjet e testit të parë që do të dalin pas 24 orëve. Të premten, përpara sfidës kundër Juventusit në “San Paolo” do ti nënshtrohen edhe testit të dytë.

Gjatë sfidës së fituar të dielën me rezultatin e thellë 6-0, kishte disa episode si përplasja e Osimhen me Masiello që shqetësojnë akoma më shumë Napolin, në këtë takim titullar dhe 90 minuta në fushë ishte dhe kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: