Të dielën e 3 korrikut, pak para orës 17:00, një avion i linjës britanike të fluturimeve “easyJet” u nis nga aeroporti Gatwick i Londrës për në ishullin e Menorcas, në Spanjë.

Por pavarësisht nisjes perfekte, një alarm për bombë në bordin e avionit ka bërë që ai të shoqërohet në fazën e uljes nga një bombardues F-18 i Forcave Ajrore Spanjolle.

 

Një zëdhënës i Guardia Civil tha për mediat: “Dje, kulla e kontrollit të aeroportit të Menorcas u alarmua nga një alarm për bombë në një avion që vinte nga Londra në kryeqytetin e ishullit, Mahon”.

Me sa duket, një anglez 18-vjeçar në bordin e Airbus A319-100 të easyJet do ta kishte publikuar kërcënimin e rremë përmes mediave sociale. Djali u ndalua nga policia spanjolle sapo avioni u ul në pistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: