Urdhri për të lënë koncertin e famshëm të rrokut në Gjermani, megjithë numrin e paprecedentë të forcave të sigurisë në ruajtje (mbi një mijë oficerë shtesë ishin mobilizuar për ngjarjen), erdhi në ditën e parë të festivalit, i cili është planifikuar deri të dielën tjetër.

Në skenë ishte radha e Liam Gallagher, një nga themeluesit e Oasis, kur rreth orës 21:30 organizatorët dhanë alarmin për një kërcënim terrorist.

Dhjetëra grupe ishin në program sot, duke përfshirë Bastille dhe grupin e famshëm gjerman Rammstein, i cili pritej të performonte rreth orës 22:30. Spektatorët, pavarësisht nga paralajmërimi serioz i dhënë nga policia, kanë dalë në heshtje nga sheshi i koncertit dhe nga kampingjet e ngritura për të fjetur edhe duke kënduar këngë si “You’ll never ëalk alone” (Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm).

Nuk është ende e qartë në mënyrë të specifikuar se çfarë e ka provokuar ndërprerjen e festivalit. Policia e Coblenzas ka deklaruar mbrëmjen e sotme se vendimi erdhi për motive konkrete të lidhura me një kërcënim të mundshëm terrorist që nuk duhet përjashtuar.

Nuk dihet nëse festivali mund të rifillojë nesër. Vendimi do të merret në orët në vijim. Në fundjavë, kur do të performonin më shumë se 80 grupe muzikore ishte parashikuar një ‘boom’ spektatorësh, priteshin rreth 100 mijë persona. Policia ndërkohë po kontrollon të gjithë zonën e koncertit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb