Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është diskutuar për alarmin e dhënë pak ditë më parë, ku thuhej se do të sulmoheshin muxhahedinët në Durrës, gjatë takimit që do të mbahej gjatë një konference dy ditore në kampin Ashraf në Manzë.

Gazetari Jul Kasapi ka deklaruar se anulimi i këtij takimi, u bë me kërkesën e qeverisë shqiptare pas hetimit të kryer nga SPAK, ku kishte indicie për një sulm të mundshëm, por që nuk është saktësuar nëse bëhej fjalë për një sulm terrorist apo kibernetik.

Ajo tha se grupi që do të sulmonte muxhedinët, bazën e kishin në zonën e Freskut në Tiranë, në një lokal privat, që sipas tij paguhej nga qeveria iraniane.

Jul Kasapi: Kjo është një kërkesë e qeverisë shqiptare duke marr shkas nga shtrirja e gjerë e hetimit, në bazë të letrës së mbërritur në SHBA. Sulmi në të vërtetë, më së shumti lufta bëhej në rrjetet televizive, rrjeteve sociale, ku përmes identiteteve të ndryshme ata bënin artikuj, ka dhe persona shqiptar sipas SPAK, që po verifikohet, nuk ka persona të marrë të pandehur por janë marrë në pyetje.

Hetimet flasin se nga shkurti deri tani për përgatitje për sulm, por nëse do ishte terrorist apo kibernetik, nuk ka një përcaktim të saktë. Veprimet e para të SPAK janë bërë kryesisht në sekuestrim celularësh për të kuptuar më tepër. Është dhe ambienti i identifikuar, në zonën e Freskut, bëhet fjalë për një lokal privat, që sipas letrës ky ambient paguhej nga ministria e Iranit, dhe aty ishte baza e kësaj organizate.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb