FIER

Një person i vdekur në mes të rrugës ka alarmuar qytetarët në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se një trup i pajetë është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të spitalit të Fierit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe trupi është dërguar në morg për ekspertizë. Viktima është identifikuar nga policia dhe mësohet se është shtetasi Hajdar Hazizi, 74 vjeç.
Nga këqyrja paraprake bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb