Kryeministri i Kosovës ka vendosur që me anë të një video të urojë bashkëqytetarët e tij për 12- vjetorin e pavarësisë.

Ai shprehet se pavarësia mbetet ende sfidë e kosovarëve dhe shton se sot Kosova është një hap prapa popullit të vet.

Por Kurti me anë të kësaj video ka paraqitur në mënyrë të përgjithshme edhe prioritetet duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për bashkim.

 

”Të dashur qytetarë, urime pavarësia e Republikës sonë. Viti i 12 i saj. Pavarësisa është përpjekja jonë e vazhdueshme, për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo ishte ideali përbashkues i brezave para nesh dhe vijon të jetë sfida jonë para nesh. Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet, nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne, të gjithë kemi mospajtimet e dallimet tona, por  si qeveri është koha të marrim vendime. Nuk do i shmangim vështirësitë, por do i bëjmë ballë atyre. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën, në një nivel me popullin e saj sepse detyra e qeverisë është të jetë në një hap me popullin për çfarë meriton dhe i takon atij. Fisnike e madhështore. E panënshtrueshme dhe e vendosur. Potenciali i popullit të Kosovës ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deri tanishme. Tani do të kemi qeveri e cila do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve të saj.

Të rintjë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se këtu. Kjo sigurisht që është e dhimbshme por edhe shpresëdhënëse. E dhimbshme sepse ajo nuk po zhvillohet këtu, e shpresëdhënëse se ajo do të mund të zhvillohet edhe këtu. Më lejoni t’ua uroj edhe njëherë këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë. Të bëhemi bashkë dhe të punojmë për ditë të  më të mira. Zhvillim ekonimik, pra punësim. Rend e ligj e siguri, pra drejtësi. Arsim dhe shëndetësi, pra mirëqënie. Politika sociale, pra barazi. Politikë e jashtme, pra dinjitet. Integrim europian, pra përparim. Infrastrukturë dhe Energji, pra stabilitet. Kulturë dhe sport, pra gëzim. Dhe mërgata jonë, pra bashkëpunim. Këto janë priortietet tona. Gëzofshi përherë me më të dashurit tuaj. Secili, të gjitha bashkë.”- tha Kurti.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb