TIRANË

Partia Demokratike vijon të nxjerrë ‘dështime’ të kryeministrit Edi Rama. Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj deklaron se lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, ‘pengmarrja e Edi Ramës nga krimi është një nga arsyet pse sot nuk kemi hapur negociatat me BE’.

“Kjo puna e OFL-së është bërë për të qarë e për të qeshur.
Shqiptarët kanë mësuar këto 7 vjet se nuk mund të luftohet krimi i organizuar, kur kryeministri ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës.
Lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës, sepse paratë e krimit janë përdorur për të blerë pushtetin e kryeministrit.
Pengmarrja e Edi Ramës nga krimi është një nga arsyet pse sot nuk kemi hapur negociatat me BE.
Vendit i duhet një kryeministër që nuk është peng i krimit, për t’i dhënë fund spektaklit të dështuar dhe për të luftuar krimin, siç bëmë kur hoqëm vizat me BE”, deklaron Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb