ANGLI

Anglezët pritën 55 vite për të mposhtur Gjermaninë, por fitoren e festuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Alkool, ulërima, gëzim në shfrenim dhe çdo gjë në ajër, tipike për tifozët anglezë që kur vjen puna tek futbolli kalojnë edhe ‘kufijtë’.

Ndërkohë gjermanët kësaj here u larguan kokëulur për shkak të humbjes në ‘Wembley’. Duket se anglezët do të kenë sërish për të festuar ndërsa në ndeshjen e radhës presin Ukrainën.

Ndërkohë në sy gjatë festimeve ra dhe një person i cili ishte kopja e trajnerit gjerman Jurgen Klopp. Në fakt tekniku për shkak të karizmës, personalitetit dhe humorit ka fituar zemrat si të gjermanëve dhe të anglezëve, por kjo sozi e cila i ngjante shumë u pa mes tifozëve anglezë duke thirrur ”It’s coming home” dhe pse Kloppi i vërtetë është gjerman dhe tifoz i vendit të tij.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb