TIRANA

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap me alkool e drogë në timon. Automjeti po bënte manovra të rrezikshme në rrugën ‘’Dritan Hoxha’’ dhe Policia u vendos menjëherë në lëvizje.

B.A, nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe madje aksidentoi edhe një automjet.

Në fund ai u neutralizua dhe përveçse ishte i dehur, iu gjet dhe një sasi lënde narkotike brenda makinës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Alkool dhe drogë në timon, prangoset 35-vjeçari që nuk iu bind Policisë dhe shkaktoi aksident gjatë ndjekjes.

Rrugorët e kryeqytetit, pasi kanë marrë një njoftim nga qytetarët se një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha”, menjëherë vlerësuan telefonatën dhe informacionin e dhënë duke u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit  e tjerë të rrugës.

 

Ndjekja e automjetit ka vijuar nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore, të cilat kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë drejtuesin e automjetit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pa shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga verifikimi me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

#NeseDrejtonMjetinNenEfektin🥃KaVetemNjeDestinacion🚔

#MosQendroniIndiferentNdajSjelljeveTeTillaTelefono112👮🏻♀

#PoliciKomunitet🤝SiguriPartneritet👏

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: