Asgjë nuk ka mbaruar në La Liga. Atëherë kur dukej se Barcelona po shkonte drejt sigurimit të kampionatit, Almeria ka shkaktuar surprizën e madhe, duke i mundur 1-0 në Estadio de los Juegos Mediterráneos (Almería).

Se do të ishte një ndeshje e vështirë për katalanasit u pa që në minutën e 24-të, kur sulmuesi nga Mali, Toure ndëshkoi Ter Stegen. Edhe pse në fushë Xavi nuk ishte kursyer duke hedhur nga minuta e parë emra të rëndësishëm si Pedri, Xavi apo polakun Lewa, ky ekip dukej i pafuqishëm për të bërë diçka.

Me këtë rezultat, Barcelona kryeson sërish, por diferenca me Real Madridin ndjekës tashmë është vetëm 7 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: