Chelsea ka barazuar 1-1 me Leicester në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Premier League.
“Dhelprat” zhbllokuan shifrat që në minutën e gjashtë, me anë të një aksioni me pak pasime. Ishte numri 10, Maddison, që bëri një gjuajtje për notën 10-të.
Në të 34-tën, djemtë e Tuchel do vendosin në ekuilibër shifrat.James dërgoi një top në zonë dhe Alonso goditi bukur me të majtën.
Në të 44-tën, Hakim Ziyech pati mundësinë të jetë tejet i rrezikshëm, por mbrojtja kundërshtare ishte tejet e vëmendshme në zonë dhe largoi topin.
Pjesa e dytë nuk pati gola, me të dy skuadrat që duhet të kënaqen me nga një pikë.
Chelsea është në vendin e 3-të me 71 pikë. Sfida e fundit e kampionatit është ndaj Ëatford.
Leister është e nënta me 49 pikë, shumë larg pritshmërive.
(BalkanWeb)