Argjentina është skuadra e dytë pas Hollandës që siguron çerekfinalen e Botërorit të Katarit. Kombëtarja Albiceleste triumfoi 2-1 ndaj Australisë, në Ahmad bin Ali Stadium (Al Rayyan).

Pjesa e parë u mbyll me golin e Lionel Messit. “Pleshti” realizon një gol të bukur në minutën e 35-të, në ndeshjen e 1000-të të tij.

Në fillimin e pjesës së dytë gjërat ekipit të Scalonit do ia lehtësonte portieri kundërshtar. Një gafë e Ryan i kushton shumë “Kangurëve”, pasi aty u gjend Alvarez, i cili e pati tejet të thjeshtë për të “tundur rrjetën”.

Argjentinasit vendosën ndeshjen në shinat e duhura dhe e ulën ritmin aq shumë saqë nga neglizhenca pësuan gol. Ishte Fernandez që dërgoi sferën në portën e gabuar, duke bërë kështu që shifrat të ngushtohen.

Asgjë për t’u shqetësuar për argjentinasit, të cilët tashmë shkojnë në çerekfinale, atje ku do përballen me Hollandën.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: