TIRANE- Në kuadër të ditës ndërkombëtare të poezisë, Ambasada Amerikane në Tiranë vjen me një përshëndetje të veçantë për qytetarët shqiptarë.

Teksa stafi i ambasadës reciton poezitë më të dashura për shqiptarët, që nga ‘Mëmëdheu’ i Andon Zako Çajupit, ‘Gjuha shqipe’ e Gjergj Fishtës dhe ‘Gjuha jonë’ e Naim Frashërit, ‘sfidon’ shqiptarët që t’i gjejnë se të kujt janë këto vargje.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë. Ne po e festojmë duke recituar vargje prej disa nga poetëve më të njohur të Shqipërisë. A mund ti gjeni titujt e poezive dhe emrat e poetëve?” shkruan ambasada. Në videon e publikuar shfaqet edhe vet ambasadori Donald Lu, i cili reciton disa vargje nga poezia ‘Gjuha jonë’ e Naim Frashërit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb