Kukësi-Tirana pati edhe anën tjetër të medaljes, atë të shëmtuarën! Nëse në fushën e lojës emocionet ishin të mëdha me tre gola të shënuar, një karton i kuq dhe përmbysje, në shkallët e stadiumit këto situata nuk janë përjetuar aspak me sportivitet.

Në momentin e shënimit të golit të Tiranës loja u ndërpre nga gjyqtari Hamiti për shishet e ujit dhe stolat e stadiumit që fluturuan nga ultrasit bardheblu te lojtarët e Kukësit që festonin golin. E njëjta pamje u përsërit dhe nga ana tjetër e stadiumit kur Tirana shënoi golat e saj.

Bilanci paraprak është me 150 stola të dëmtuar, ndërsa policia është vënë menjëherë në lëvizje duke identitikuar disa prej dhunuesve të impiantit nëpërmjet kamerave të sigurisë. Ka pasur shoqërime në rajon dhe procedime penale ndaj tifozëve të identifikuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb