Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së duket se kanë qenë të etur për të përfunduar sa më parë procesin e votimit për anëtarët e kryesisë.

Teksa Paloka nisi të lexojë listën e kandidatëve, disa anëtarë të Këshillit janë çuar nga karriget për të shkuar në dhomat e fshehta dhe për të nisur votimin.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer Palokës.

  • foto galeri

“Po lexoj njëherë listën, megjithëse ju e keni marrë të gjithë dje. Ju lutem mos shkoni që tani te votimi, sepse duhet të bëhen gati”, iu drejtua Paloka anëtarëve që po shkonin drejt dhomave të fshehta ku do të votohet.

Ndërkohë që në mbyllje të mbledhjes së Këshillit, teksa kishte harruar mikrofonin hapur, Paloka u dëgjua të thoshte “i pashë i pashë të gjithë kush lëvizi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb