Nuk është e thënë që golat e bukur të realizohen nga lojtarë të mëdhenj dhe në skuadra apo kampionate të mëdha, por së fundmi një gol perlë na ka dhuruar ndeshja e Championship në Angli ndërmjet Brighton dhe Newcastle, ku ka prodhuar njërin nga golat më të bukur të këtyre viteve. Futbollisti i NewCastle, Mohamed Diame shënoi në mënyrë të çuditshme duke barazuar rezultatin, ndërkohë që ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2 për Newcastle. Një goditje e topit ose më saktë një përkëdhelje e topit me një perfeksion milimetrik duke e dërguar lehtësisht, saktë dhe “ëmbël” në cepin më të largët dhe të pakapshëm të trekëndëshit të portës, që në gjuhën popullore në futboll i themi topi u fut në rrjetën e merimangës. Me pak fjalë një gol që edhe në playstation vështirë të realizohet me aq lehtësi…
Për më shumë ndiqeni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=8Fe4v9y3Hdk
https://www.youtube.com/watch?v=TzvUkb6ctzk


(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb