Anglia është shpallur kampione e Europës në futbollin për femra. Kombëtarja e drejtuar nga Wigman mundi 2-1 Gjermaninë, në finalen e luajtur në Wembley, nën prezencën e më shumë se 87 mijë shikuesish.

Vendasit do merrnin avantazhin pas 62 minutash me Toone, por në të 80-të, Gjermania do vendoste ekuilibrat me Magull. 90 minutëshi nuk përcaktoi dot fitues, me skuadrat që u desh t’u drejtoheshin shtesave.

Në minutën e 110-të, Kelly i jep epërsinë Anglisë, me këta të fundit që ia dalin të ruajnë rezultatin deri në fund.

 


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: