Anglia ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Botërorit të Katarit. “3 luanët” mundën 3-0 Senegalin, në ndeshjen e luajtur në Al Bayt Stadium (Al Khor).

Në pjesën e parë, ekipi i Southgate ishte mjaft pragmatist, ku me dy goditje në portë shënoi dy gola. Goli i Henderson ishte i çlirimit, ndërsa rrjeta e Kane ishte e para për këtë në këtë kompeticion madhor.

Në pjesën e dytë administrimi i rezultatit ishe detyra e vetme e tyre, emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Bukayo Saka në të 57-tën. Në fazën çerekfinale, Anglia do të sfidojë Francën, takim ky që do luhet me 10 dhjetor.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: