Interesi i emisionit “Dikush” në “Youtube” të “GSH.AL” këtë edicion ishte tek personaliteti dhe raporti që piktorja Anila Hetoja ka me krijimet e veta. E kujdesshme ajo thotë se është e emocionuar kur dikush blen dhe ka në shtëpinë e vet një vepër të saj. Pasi mbaron çdo fazë e punës mbi telajo, vijmë tek ekspozita, kritika, blerësit… Gjithë kjo rrugë ndiqet në heshtje, por me shumë vëmendje nga artistët. Është ai momenti për të cilin ne nuk tregojmë gjithmonë vëmendje.


Anila Hetoja thotë në emisionin e Anilda Kaçaçit se nuk mundet t’ia shesë kujtdo pikturat e saj. “Duhet t’i njoh, ta di ku do e vendosin, si do e trajtojnë…”-shprehet Hetoja me qetësinë dhe ekuilibrin që realisht fsheh tensionin e rrugëtimit të punimeve që realizon. E sinqertë për raportin që ka me pikturat dhe dashuria për çdo krijim, thotë se në përfundim çdo pikturë fiton individualitetin e vet, por ajo i ndien si pjesë të vetën, përkatësi, por jo zot i tyre. Është folur në emision për procesin e krijimit, magjinë e strukjes në studio, jetën private dhe pasionin për arredimin e brendshëm. Në bisedë Hetoja flet për paraqitjen krejt të pazakontë që u bën figurave mashkullore, nudove, feminilitetit, për ta pritur shumë shpejt në ekspozita të tjera me koncepte futuriste, të rrallla për publikun.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb