Anis Mehmeti tregon klasin në Angli. Sulmuesi shqiptar i mahniti të gjithë në sfidën kundër Plymouth, pasi ishte ai që solli golat e rezultatin 3-0 për Bristol Cityn.

Mehmeti asistoi fillimisht golin e parë të sfidës në minutën e 57-të. Më pas kishte rezervuar dy gola personal, që erdhën respektivisht në minutën e 62-të dhe 70-të. Festa po ashtu ishte e veçantë para tifozëve të tij.

23-vjeçari shkon kështu në kuotën e gjashtë golave në kampionat. Mehmeti po bën mjaft mirë me Bristol  City teksa janë luajtur 18 javë kampionat në Championship.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb