Në darkën e organizuar për nder të Kombëtares Shqiptare, pas debutimit të saj në Kampionatin Europian, Edi Rama ka marrë ndoshta “shigjetën” më të madhe, pas gjithë organizimin madhështor që organizoi për pritjen e kuqezinjve. Në një video ekskluzive të In TV, zbulohet ajo që Ansi Agolli i tha Edi Ramës.
“Kaçe më tha meqë s’më dha makinën, më mirë të mos vijë në stadium Kryeministri, se s’na ka ecur shumë në këto ndeshjet e fundit. Me rezultate sa me te mira ne vazhdim”, ishin fjalët e Agollit, mes të qeshurave në sallë.
Rama kishte premtuar “një veturë për Kaçen dhe një traktor për Mavrajn” gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me futbollistët menjëherë pas fitores me Rumaninë.

E ndersa Agolli ka lëshuar deklaratën, kjo është përcjellë me buzëqeshje nga Kryeministri, kurse Ilir Meta në krah të Kryeministrit, teksa futbollisti shqiptonte deklaraten, ka zgjedhur të mbajë kokën me duar dhe të qeshë!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb