Çelsi i Antonio Kontes është shpallur kampion i Premier Liges 2 javë nga fundi i kampionatit. Blutë e Londrës kanë arritur te mposhtin Uest Bromuiç me rezultatin minimal 0-1. Goli i belgut Batshuai në minutën e 82-t i ka mjaftuar skuadrës së Kontes për të siguruar matematikisht titullin e 6-t kampion. Me fitoren e sotme Çelsi shkoi në kuotën e 87 pikëve 10 më shumë se Totenhem i vendit të dytë. Hera e fundit që blutë e Londrës fitonin një kampionat ishte sezoni 2014/2015 asaj kohe me trajner Joze Murinjo. Antonio Konte bëhet trajneri i 4-t italian që fiton një kampionat në Angli pas Ançelotit, Mançinit dhe Ranierit./PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: