TIRANE– Fituesja e Edicionit të 19 të festivalit “Kënga Magjike” është këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën e saj “E çmendur“.

Ajo ka arritur të marrë më shumë pikë nga kolegët duke u shpallur fituese e këtij viti. Kënga “E çmendur” është një kompozim i Kledi Bahitit, ndërsa vargjet e saj janë shkruar nga Olti Curri.

Në vendin e dytë është renditur këngëtarja Elhaida Dani dhe në vendin e tretë Fifi.

Nata finale e “Kënga Magjike” është zhvilluar sot në Pallatin e Koncerteve nën drejtimin e Ardit Gjebresë dhe aktorëve Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Fituesit në “Kënga Magjike 2017”:

Çmimi “Best Dance” – Alar Band
Çmimi “Zëri më i bukur mashkull” – Mentor Haziri
Çmimi “Zëri më i bukru femër” – Anxhela Peristeri
Çmimi “Artisti më i pëlqyer” – Valon Shehu
Çmimi i Televizionit KLAN – Xhesika Polo
Çmimi “Kënga Stil” – Lind Islami
Çmimi Metropol – Aurel Thellimi
Çmimi “Best Artist on Web” – Stresi, Axhelo Koçi dhe Flor Bana
Çmimi “Best Duet” – Endri dhe Stefi Prifti
Çmimi “Artisti i ri më i mirë” – John Shahu
Çmimi “RTV 21 Kosovë & Maqedoni” – Egzona Ademi
Çmimi “Grupi më i mirë” – NRG Band
Çmimi “Kënga Hit” – Fifi
Çmimi Diskografik – Stine
Çmimi “Çesk Zadeja” – Blerina Braka
Çmimi “Interpretimi më i mirë” – Kastro Zizo dhe Rea Nuhu
Çmimi “Balada më e mirë” – Samanta Karavella
Çmimi “Best Etno Trend” – Rovena Dilo
Çmimi “Jon Music” – Klinti Çollaku
Çmimi i Kritikës – Elhaida Dani

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb