Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, pikërisht atëherë kur ishin shumë pranë kreut, Partizani merr një goditje të fortë teksa ndalen pikërisht aty ku shumë pak veta e prisnin, në transfertë përballë Apolonisë. Të kuqtë ishin të pafat në këtë përballje ku shpërdoruan raste pafund, me portierin Harizaj që u kthye në një hero, ishin dhe të pa fat teksa pjesa e parë u vendos nga një autogol i Hakaj.

Në fraksionin e dytë, Ilir Daja luajti gjithçka për gjithçka, në minutën e 76-të Lucas Cardazo vendosi baraspeshën por vetëm kaq, kryeqytetasit dështuan të përmbysin rezultatin duke dalë me vetëm një pikë pas barazimit 1-1, kjo ishte pikë e dytë që fierakët i marrin të kuqve këtë sezon.

I ndryshëm diskutimi në pjesën tjetër të kryeqytetit, Tirana mposhti Bylis me rezultatin e pastër 2-0 duke siguruar fitoren e dytë radhazi.

Për bardheblutë realizuan Behiratçe në pjesën e parë dhe Ismajlegeci në të dytë.

Në sfidën tjetër të javës së 22-të, Kastrioti mposhti Skënderbeun në Korçë duke zhytur vendasin gjithnjë e më shumë në fundin e klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb