Recete nga zonja Katerina
Përbërësit

8-10 argjinare
5-6 qepë të njoma
3-4 hudhra të njoma
1-2 tufëza koper
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
3-4 patate – alternativë nëse duam gatim më të plotë

Fillimisht kaurdisim me pak kripë dhe piper qepët dhe hudhrat e njoma të grira hollë. Pasi qepët të kenë ulur vëllimin shtojmë koprën dhe argjinaret dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta. më pas shtojmë ujë në masë të tyre, ulim pak temperaturën e sobës dhe i lemë argjinarët të ziejnë për 35-40 minuta.

Shënim: Për të shtuar gjellën mund të shtojmë 3-4 patate të grira në kubikë të cilat i vendosim mbasi të kemi shtuar koprën dhe pastaj argjinaret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb