Armando Sadiku nuk ndalet dhe gjen sërish rrugën e rrjetës me Malaga në Ligën 2 spanjolle. I abonuar me golin në këtë sezon, sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti në shtëpi kundër Mirandes.

Gol Sadiku on Vidnews.

Një supergol ai i Sadikut, që me një goditje të bukur në minutën e 65-të, I dhuroi epërsinë e përkohshme vendasve. Në fund, rrjeta e sulmuesit kuqezi nuk ndihmoi Malaga të merrte maksimumin, pasi miqtë arritën të barazonin shifrat.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb